Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXXI

Ermal Krasniqi (KF Ballkani) Yll i javës (31)

Foto: FFK

Ermal Krasniqi (KF Ballkani) Yll i javës (31)


29 April, 2022 @10:49

Hat-trick i çmimeve të Yllit të javës këtë sezon e bën lojtari më meritor që Ballkani po shkon drejt titullit të parë dhe historik të Superligës.

Ermal Krasniqi është përzgjedhur Yll i javës 31 të Superligës, ndërsa FFK në bashkëpunim me sponsorin e ligës i kanë dhënë çmimin 23-vjeçarit që luan në pozitën e mesfushorit të anës së majtë.

Kjo është hera e tretë që Krasniqi e merr këtë çmim dhe bëhet lojtari i dytë në histori që e merr tri herë këtë çmim.

Përndryshe, këtë sezon është hera e gjashtë që një lojtar i Ballkanit po e merr çmimin e më të mirit të javës, ndërsa vetëm Krasniqi e ka marrë tri herë nga këto gjashtë.

Sa i përket çmimit të kësaj jave, Krasniqi ishte kreator i golit të parë të ekipit, ndërsa realizoi në kohë shtesë golin e fitores në derbi ndaj Dritës, që Ballkani e fitoi 3-2.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga