Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRSËRI NË EKIP TË RI

Eroz Grezda rikthehet në Hungari!

Eroz Grezda rikthehet në Hungari!


21 February, 2023 @8:43

Futbollisti që në fillim të stinorit nënshkroi për Manisën në kategorinë e dytë të futbollit turk, Eros Grezda, është zyrtarizuar dje si lojtar i ri i ekipit elit hungarez, Zalaegerszeg.

Klubi i Zalaegerszegut ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me “lojtarin e lirë” Grezda, për të cilin kanë njohuri, pasi që më parë ka luajtur si huazim aty, kur kishte ardhur si huazim nga Osijeku kroat.

Gjakovari 27-vjeç që ka 12 paraqitje me kombëtaren shqiptare, ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me ZTE-në. Klubi i ZTE-së në faqen zyrtare e ka përshkruar si rikthimi i krahut energjetik në ekip. Ndërsa Attilla Dragoner, zyrtar i ekipit dhe ish-lojtar i kombëtares hungareze, në deklaratën e dhënë për faqen zyrtare të klubit ka thënë se Grezda do të na jep mundësi të ndryshme për të organizuar sulmin edhe më mirë me shkathtësitë e tij!

Zalaegerszeg është i shtati në renditjen tabelare të elitës së futbollit hungares nga 12 skuadra sa numërojnë aty, ndërsa ka 24 pikë pas 20 ndeshjesh. Lider është Ferencvaros me 46 pikë, ndërsa i fundit është Vasas me 18 pikë.

Te Manisa, Grezda ka luajtur 121 minuta në 8 ndeshje, ndërsa vetëm njëherë është paraqitur si startues, ku nuk ka shënuar asnjë gol.


 
Të gjitha lajmet nga International