IL FARAONE
Duhej të përfundonte 3-0
25 February, 2013 @9:09
Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy nuk ka të ndalur. Ai ia ka bërë sefte edhe golit në derbin e madh italian Inter - Milan mbrëmë, pasi që ky ka qenë goli i parë i tij në Derby della Madonnina.
Mirëpo, pas ndeshjes Faraoni, siç thirret El Shaarawy, ka qenë i zhgënjyer me rezultatin pasi që sipas tij rossonerët është dashur të fitojnë bindshëm këtë ndeshje.
“Goli i parë në derbi më bënë krenar, por me rëndësi ka qenë fitorja. Ne është dashur ta fitojmë këtë ndeshje që në pjesën e parë dhe atë me rezultat 3-0. Mirëpo, si duket për këtë duhet të punojmë ende,” ka thënë Faraoni 20 vjeçar, pas ndeshjes së mbrëmshme për kanalin televiziv Mediaset.