PARIS
Dominon super-ekipi
24 February, 2013 @23:17
Ekipi nga kryeqyteti francez, Paris St Germain, ka arritur që të fitojë derbin e madh francez duke mposhtur Marseille-in 2-0.
Ka qenë mbrojtësi i Marseille-it, N’Kolou, që i ka dhënë epërsinë parisienëve duke shënuar autogol në minutën e 11-të të takimit, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes, Zlatan Ibrahimovic, ka shënuar për rezultatin përfundimtar 2-0.
Me këtë humbje Marseille mund të thuhet që është dorëzuar nga lufta për titull, derisa Paris St Germain, ka vazhduar të mbrojë lidershipin me super ekipin që e ka në dispozicion prej se e morrën nën udhëheqje sheikët.