HOLANDË
Feyenoord fiton derbin
24 February, 2013 @18:19
Sot është zhvilluar njëra ndër derbit më të mëdha të futbollit holandez, ku janë takuar Feyenoord dhe PSV.
Skuadra e udhëhequr nga Ronald Koeman, Feyenoord, ka arritur të shënojë fitore ndaj PSV-së, përkundër se mysafirët kishin epërsinë në ndeshje.
Ekipi mysafir thjeshtë u dorëzua pas presionit të madh në pjesën e dytë, përkundër se trajneri i PSV-së, Dick Advocaat, tentoi të taktizojë, ishte euforia e derbit që solli fitoren e vendasve nga Rotterdami në stadiumin Feijenoord.
Ishte Jermain Lens që solli epërsinë e PSV-së në minutën e 34-të, mirëpo në pjesën e dytë golat nga Ruben Schlaken dhe Graziano Pelle përmbysën epërsinë e liderit të tabelës.
REZULTATI:
Feyenoord - PSV | 2-1 |
EREDIVISIE, TOP 3
1 | PSV | 50 pikë | ||
2 | Ajax | 48 pikë | ||
3 | Feyenoord | 47 pikë |