LIGUE 1
Lyon rrezikon Parisin
24 February, 2013 @17:54
Përkundër se ishin në disavatazh, pas golit të pësuar nga Jeremy Aliadiere, futbollistët e Lyonit kanë arritur të rikthehen në ndeshje duke e mposhtur Lorient-in sot 3-1.
Ka qenë rekord transferi i lionezëve, Lisandro Lopez, që ka barazuar në 1-1, e pastaj në pjesën e dytë Rachid Ghezzal ka sjellur avantazhin 2-1, para se Arnold Mvuemba të përcaktojë përfundimisht fituesin e ndeshjes, duke shënuar për 3-1, në të mirë të ish kampionit, Lyon.
Lyon tash ka barazuar pikët me Paris Saint Germainin në krye të tabelës, pasi që të dyja skuadrat kanë nga 51 pikë. E Paris Saint Germain sonte luan derbin e xhiros ndaj Olympique Marseille-it në Parc des Princes.
REZULTATI:
Olympique Lyonnaise - Lorient | 3-1 |