Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

Euro2016 Ditari

Euro2016 Ditari


Shkruan: Luan Morina

11 June, 2016 @14:29

Adil Rami dhe Laurent Koscielny dukeshin sikur dy djem që nuk flasin. Komunikimi i tyre në qendër tëmbrojtjes ishte i tmerrshëm, dhe për këtë s'mund të fajësojmë emocionet e garës - të dy kanë përvojë në këso garash.

Franca ka mbrojtës të majtë më të mirë se Evra. Jo, Clichy nuk bën. Digne e më poshtë ka opsione shumë më të mira.

Por, problemi tjetër tek Franca ishte Matuidi. Ai si individ ka bërë punë të mirë, ama pozicioni i tij në fushë nuk ishte i nevojshëm. Deschamps s'ka pasur nevojë të luaj me dy mesfushorë defanziv, sidomos kur ka Kante që ka potencial të jetë edhe më i mirë se dje. Një krah sulmi, apo edhe një sulmues klasik s'do ti bënte francezët të vuanin aq gjatë.

Zëvendësimet ishin me mend, por pak të vonshme.

Me këtë mbrojtje dhe frikë të Deschamps, Franca më mirë të harroj titullin qysh tani.

Autsajderët

Rumania dëshmoi se nuk ka ekip të dobët këtë kampionat. Nuk ka autsajderë. Iordanescu kishte vendosur siç e lypte nevoja lojtarë në fushë. Presion zonal, mbrojte 1me1 në mesfushë, sidomos në Pogban. Megjithatë Giroud kishte hapësirë të tepërt. Ishin të rrezikshëm nga ndërprerjet, por këtu rol luante edhe pozicionimi i francezëve tek kornerat që kryesisht jepeshin 'gratis' nga mbrojtja franceze.

E para

Sot debutojmë kundër zviceranëve. Formacionet preliminare sugjerojnë se do luajmë me formacionin e zakonshëm. Do të na nevojitej katanaço e De Biassit për fillim, po edhe s'do ishte mirë të mbroheshim. Po të popullonim sulmin me dy lojtarë, Sadikun dhe Gashin mund të shkaktonim probleme qendrës së mbrojtjes e cila është më inferiore se krahët e mbrojtjes. Kjo do të na mundësonte dy krahë në mesfushë për të shmangue Granitin dhe ndihmuar mbrojtjen eventualisht nga Xherdani e Admiri.

Barazimi do të ishte sukses për neve, mendoj. Sidoqoftë, loja e mirë dhe me zemër do të na shtonte krenarinë neve tifozëve. Edhe ashtu veçse jemi krenar me këta heronjë kombëtar.

Sonte

Interesante do të jetë përballja e debutuesve. Mendoj që Uellsi ka një përparësi të vogël. Tekefundit kanë Bale.

Ndërkohë Anglia është favorite, por me Wilshere e Henderson startues në mes do të kenë probleme edhe me Rusinë e veteranëve.


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016