PARA NDESHJES
Zvicra si mysafire, tribunat plot shqiptarë
11 June, 2016 @13:06
Kur kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri në fishkëllimën e parë të ndeshjes Shqipëri-Zvicër, edhe tribunat e stadiumit të qytetit të Lensit kanë filluar të mbushen.
Në sy bie interesimi i madh nga ana e shqiptarëve për ta ndjekur këtë ndeshje, në numër dukshëm më të madh se ata zviceranë.
Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari i përfaqësueses së Zvicrës nga UEFA.com, Matthias Rotters, që e quajti “ndeshje si mysafire” takimin e sotëm për Zvicrën.
Es füllt sich. Bisher 90% #ALB -Fans. Das wird heute wohl ein gefühltes 'Auswärtsspiel' für #SUI. #ALBSUI #EURO2016 pic.twitter.com/IQf0k6HFbB
— UEFAcomMatthiasR (@UEFAcomMattR) June 11, 2016