PARA DUELIT
Mesazhi i Granitit për Taulantin
11 June, 2016 @11:03
Para ndeshjes së sotme, mesfushori që do të mbrojë ngjyrat e Zvicrës, Granit Xhaka ka postuar këtë status në Facebook, para ndeshjes me vëllaun e tij, Taulanin, që luan për Shqipërinë.
“Vëlla, unë dhe ti kemi qenë gjithmonë bashkë, pa marrë parasysh për çka. Do të jetë hera e parë që do të ndeshemi si kundërshtarë në fushë dhe shpresoj të jetë kjo e para dhe e fundit. Ne do t’i tregojmë botës se edhe pse kundërshtarë për 90 minuta do të qëndrojmë së bashkë ashtu vetëm sikurse vëllezërit dinë të qëndrojnë. Të dëshiroj fat dhe gjithmonë do të jesh model për mua,” ka shkruar Graniti për vëllaun e madh të tij.
Shqipëria - Zvicra ndeshen sot prej orës 15.