DITA KUQEZI
Buletini 2: Nata e Payet, dita kuqezi
Buletini i ditës 11 qershor 2016 për EURO2016
11 June, 2016 @8:45
Dita e parë e EURO2016 kaloi në shenjë të ‘gjelave’ të Francës, të cilët falë një projektili të Dimitri Payet festuan deri vonë fitoren në ndeshjen hapëse.
Por dje ka qenë dita që shqiptarët nga secili vend kanë marrë rrugë drejt Francës, e posaçërisht Lensit, ku zhvillohet dueli ndaj Zvicrës sot.
FESTOI ME LOT
Dimitri Payet përveç se u shpallë lojtar i ndeshjes, ai kur u zëvendësua triumfalisht në fund të ndeshjes nga Didier Deschamps - ia plasi vajit.
MARINA S’MBETET PAS
Prezentuesja e Top Channel, Marina Vjollca, i ka dhuruar adhuruesve të saj në rrjete sociale këtë ‘selfie’ para emisionit të parë për europian.
TIFOZLLËKU S’KA KUFI
Dyshja në fotografi tregon se sa i madh është futbolli sot në botë. Tifozllëku s’njeh kufi e aq më pak futbolli. As këtyre tifozëve ‘me përvojë’ nuk iu ka ikur ndeshja hapëse dhe fitorja e madhe e trekolorëve ndaj Rumanisë.
‘DIGJET’ LENSI
Qyteti ku sot luan Shqipëria ndaj Zvicrës ka nisur festën mbrëmë në orët e vona të natës. Me shall të ‘Plisave’ dhe me flamuj kuqezi nga mijëra shqiptarë gjithandej, ka filluar festa.
‘ATA’ PO VINË
Nuk kanë munguar as fotografitë e adhuruesve të kuqezinjëve nga kerret në rrugë për Francë.
REAGIMI I NATËS
Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka dhënë këtë reagim në mikrofon kur Dimitri Payet ka shënuar për fitoren e Francës. Moment i paharrueshëm për te! Por, këtu pikët i merr fotografi që ka qenë krejtësisht ‘cool’ dhe nuk ka festuar, por e ka bërë këtë fotografi.
NË GARË PËR LENS
Në këtë ngjarje historike, nuk mungojnë as kelmendasit - kështu e ka quajtur një adhurues kuqezi nisjen drejt Lensit prej St Gallenit të Zvicrës një ditë para ndeshjes. Krejt me mbiemër Kelmendi këtu!
STATUSI I DITËS
Njëri ndër Tifozat Kuq e Zi me përvojë, e ka lëshuar batutën e ditës dje me të arritur në Lens, duke bërë ‘check in’ te stadiumi i Lensit një ditë para ndeshjes me pyetjen: A s’qenka loja sot a?
GAZETARËT
Arben Berisha, komentator i RTK-së ka postuar këtë fotografi para ndeshjes hapëse Franca - Rumania me titull ‘po ia nis’.
E Arlind Grantolli i Kohavisionit nuk e ka huq një ‘selfie’ të largët me legjendën e futbollit Diego Maradona.
PAK PUSHIM
Urimi me shokë kanë pushuar pak. Të ulur në tavolinë te një udhëkryq diku në Europë, rrugës për të parë Shqipërinë sot.
MOS TA HARROJMË
Po, David Guetta. E bëri të veten dje në stadium pas një ceremonie që nuk u pëlqye fortë - edhepse prej televizioni dukej bukur.