MILAIM RAMA
Shpresoj në barazim
11 June, 2016 @11:12
Ish futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës, Milaim Rama, ka uruar që edhe Zvicra edhe Shqipëria të kualifikohen nga Grupi A, derisa para ndeshjes ka thënë që rezultati i barabartë do të ishte më i miri në këtë ndeshje.
“Shpresoj që ndeshja të mos nxjerr fitues. Uroj të përfundojë baraz me shumë gola, të ketë spektakël. Po ashtu, dua që të dyja vendet të shkojë përpara prej Grupit A,” ka thënë Rama, shkruan sot Koha Ditore.