TIFO
“Vëllezërit e bashkuar”
11 June, 2016 @12:19
Rrugët e qytetit Lens të Francës, ku do të luhet ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës, janë shndërruar në karnaval, pak ora para fillimit të takimit.
Ndër tifozë të shumtë, ka edhe prej tyre që janë munduar të tregohen kreativ.
Njëri prej tyre është edhe ky në foto, i cili është munduar t’i bashkojë vëllezërit e ndarë, Granit dhe Taulant Xhakën.
Granit sot do të jetë për herë të parë përballë vëllaut të tij të madh, Taulantit.