BUNJAKI
Minieuropian për Kosovën
11 June, 2016 @11:21
Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se Grupi I kualifikues për Kosovën në kualifikime për Rusia 2018 është një mini-europian.
“Pasi që 4 nga 5 rivalët tanë janë pjesëmarrës në Kampionatin Europian “Franca 2016”, kjo është një mini-europian për Kosovën. Do të jetë shumë vështirë, por edhe interesant. Kualifikimeve do t’i hymë pa presione,” ka thënë Bunjaki, shkruan sot Koha Ditore.