Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS KOSOVA - ANGLIA

EURO2020 - Pjesa 1

TOPSPORTI / A.P

EURO2020 - Pjesa 1


Shkruan: Luan MORINA

17 November, 2019 @20:08

Në Angli, Spanjë, Francë, Danimarkë, Skoci, Suedi, e Irlandë ndeshja është transmetuar në kanal kombëtar tokësor. Ndeshja është transmetuar anembanë Evropës nëpër kanale kabllore e me parapagim, ngjashëm si në Indi, Afrikën Veriore e Lindjen e Mesme, Indi, Afrikën subsahariane, Dhjetëra milionë njerëz sot janë njohur me Kosovën, e mbi të gjitha mikpritjen kosovare! Kjo është një njohje globale, një pasqyrë e mrekullueshme për Kosovën si vend i pavarur, si një vend që luan e frymon futboll!

Në fushë nuk patëm një pasqyrim po aq pozitiv, por e dimë ku është faji. Dhe faji nuk është individual. Faji është tek mosha dhe përgatitja psikologjike.

Këta djem, të cilët mund të luajnë kështu si ekip në Lojëra Olimpike ku përfaqësohen ekipet U23 me tre veta mbi këtë moshë, nuk arritën të shfaqin atë që duhej shfaqur në ndeshjet vendimtare kundër ekipeve të mëdha. Dhe nuk është faji as tek ata, as tek shtabi. Faji është tek koha. Dhe me kohë mund të sanojmë edhe këtë problem. Gjithmonë nëse përkushtohemi dhe punojmë në pjekurinë dhe përgatitjen psikologjike në fushë.

RAPORTI I NDESHJES

Pati momente të mira, por vendosmëria për të përfunduar; qartësia për të përfunduar aksionin mungonte. Patëm raste kur Rashica e Celina i pasonin njëri-tjetrit në vend që të gjuanin, e kishin raste kur gjuanin dhe përfundonte shumë dobët. Dhe jo vetëm këta dy. E njëjta ndodhte me krahun tjetër të fushës. Edhe mishmashi i formacionit nga Challandes nuk na ndihmoi, por ishte moment i duhur për të provuar diçka të re. Pjesa defensive e mesfushës pa Kryeziun dukej e mangët. Por, ai dhe Zeneli e Muriqi do të duhej të ktheheshin në mars në ndeshjet vendimtare. Por, asnjëri nga ta nuk mund të na ndihmojë nëse nuk përgatitemi dhe psikikisht edhe fizikisht. Dhe kjo e dyta pak më brengos.

Një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve tanë luajnë në vendet skandinave dhe në Zvicër. Futbolli në Zvicër kthehet në fund të shkurtit, por në Norvegji e Suedi pushimi vazhdon deri në mars e prill. Është një gjë që mund të jetë e mirë apo e keqe, varësisht si e marrin futbollistët. Të pushuar apo jashtë formës, varet si e marrin këtë kohë për t’u përgatitur për ndeshjet e marsit.

Edhe një anë negative është që nuk kemi terminë për ndeshje përgatitore para marsit, për të mënjanuar këto lëshime që patëm kundër Çekisë e Anglisë. Sigurisht, as Maqedonia Veriore, as Gjeorgjia e Bjellorusia nuk janë të këtij nivelit që patëm kundërshtarët e nëntorit. Por, asnjëra nuk janë për t’u nënçmuar. Fqinjët jugor kanë testuar lojtarë të rinj në dy oraret e fundit kombëtare, Gjeorgjia ka shkaktuar kokëdhimbje ekipeve si Irlanda e Zvicra, të cilave iu kanë marrë pikë si vendas, e këtyre të fundit u rrezikuan edhe kualifikimin.

TABELAT E GRUPEVE KUALIFIKUESE

Pa lëndime, me vetëmohim, e me pjekuri duhet të presim marsin. Nëse gjithçka mbajmë në binarë, qershorin e presim në Euro2020! Kjo është vetëm pjesa e parë e kualifikimeve. Tashti pushojmë nja katër muaj, e pastaj nisim pjesën e dytë, vendimtare!

E deri atëherë, duhet të përgëzojmë secilin lojtarë e anëtarë të shtabit teknik, deri tek secili tifoz që pos problemeve me bileta, nuk është dorëzuar për asnjë çast edhe sonte në stadium, e edhe përgjatë këtij viti, kësaj kampanje të pabesueshme të kualifikimeve të para për Euro. E mbi të gjitha, ata që kanë qenë me Kosovën që nga dita e parë, që nga netët e ftohta me shi e rrebesh gola në Shkodër, e lloçin e viteve ‘90ta!


 
Të gjitha lajmet nga