Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Evliyaoğlu skaut i ri i Lirisë

Pamje nga ndeshja Liria - Drenasi, derisa sulmuesi i Lirisë, Astrit Berisha, ka në kontrollë topin/ TOPSPORTI/ D. S.

Evliyaoğlu skaut i ri i Lirisë


1 May, 2022 @12:29

Klubi futbollistik i Lirisë që tashmë ka kaluar në pronësi të Rahman Kiçes, pritet që shpejt të bëj publik edhe skautin e ri të ekipit, Muhammed Doğus Evliyaoğlu.

Sipas njoftimit të këtij të fundit në llogarinë personale në rrjetet sociale, ai është emëruar si skaut i KF Liria (zbulues i talentëve të futbollit dhe analizë futbollisti). Ndërsa Evliyaoğlu ka falenderuar Kiçen për emërimin e tij në këtë detyrë, duke e quajtur Lirinë si një klub me traditë.


Në foto: Futbollisti Edon Hasani, duke kaluar te Ankara Keçiorengucu dhe Muhammed Doğus Evilayaoğlu (i: fb)




Përndryshe Liria këtë stinor po mëton rikthimin në Superligë të Kosovës pas tri vitesh mungesë. Ekipi ka siguruar pozitën e dytë që mundëson shpresë për Superligë përmes barazhit.

Liria do të luajë ndaj Vushtrris në barazh (një ndeshje, terren neutral) e nëse e kalon atë, atëherë luan me pozitën e tetë të Superligës duel tjetër barazhi (një ndeshje, terren neutral) për tu përcaktuar pjesëmarrësi i fundit i Superligës për edicionin 2022/23.

KF Liria ende nuk ka zyrtarizuar këtë njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë