BARDHEKALTËRIT
Fanellat e Prishtinës, për 10 euro
4 July, 2017 @13:34
Skuadra e Prishtinës, para ndeshjes së kthimit me Norrkopingun ka bërë të ditur se në pikat e shitjes së biletave për ndeshjen e kthimit të Europa Ligës, ka vënë në shitje edhe fanellat e klubit, me çmim simbolik të 10 eurove.
Biletat e ndeshjes Prishtina-Norrkoping shiten në “Newborn”, sheshin Zahir Pajaziti dhe sheshin Skënderbeu, me çmim prej 3 dhe 5 eurove.
Ndërsa, në ditën e ndeshjes, biletat do të shiten edhe në afërsi të stadiumit Adem Jashari të Mitrovicës, prej orës 17:00 deri në fillim të ndeshjes, 20:00.