SHPËTIM IDRIZI
Idrizi: Presim të jetë i mbushur “Old Traffordi” i Kosovës
4 July, 2017 @12:32
Kapiteni i kampionit të Kosovës, Shpëtim Idrizi, në konferencën për shtyp para ndeshjes ka theksuar se disavantazhi kryesor në ndeshjen e parë ndaj Vikingurit ka qenë fusha me bar sintetik.
Trepça’89 u mposht në duelin e parë nga ekipi i Ishujve Faroe 2-1, por sot mban shpresë për të kaluar tutje në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
E kapiteni, pret që stadiumi Adem Jashari, që e quajti Old Trafford i Kosovës, të jetë përplotë.
“Shpresojmë që të sigurojmë fitore dhe të kalojmë këtë raund. Fusha me bar sintetik ku luajtëm në ndeshjen e parë ka qenë pengesa kryesore, në paraqitjen tonë. Përparëi e madhe është që tash luajmë në fushë me bar natyral. Presim të jetë i mbushur stadiumi që është një “Old Trafford” për Kosovën,” ka thënë Idrizi.
Trepça’89 me një fitore minimale pa pranuar gol, 1-0, do të siguronte raundin e radhës të Ligës së Kampionëve.