BILETAT
Mbi 12 mijë të shitura
4 July, 2017 @10:21
Edhepse nuk ka shumë kohë që dolën në shitje, nga zyrtarë të ekipit mitrovicas, Trepça’89, raportohet të jenë shitur mbi 12 mijë bileta për ndeshjen kthyese kualifikuese për Ligë të Kampionëve, ndërmjet Trepça’89 - Vikingur.
Kjo, do të jetë ndeshja e parë e kampionit të Kosovës si vendas në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa interesim është parë jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në pjesë tjera të Kosovës.
Ndeshjen e parë të zhvilluar në Ishujt Faroe, Vikingur e fitoi me rezultat 2-1, ndërsa goli si mysfair i jep shumë shpresë ekipit mitrovicas për kualifikim të mundshëm në raundin e dytë.
Për më tepër, drejtuesit e Trepçës’89 kanë bërë të ditur se bileta ka mjaft ende dhe deri në ora 15:00 ato do të vazhdojnë të shiten në sheshin e Mitrovicës, ndërsa pas kësaj, deri në orën 18:00 ato do të shiten në kioskun e stadiumit Adem Jashari.