ROMAK I RI
Roma zyrtarizon Gonalonsin
4 July, 2017 @13:31
Mesfushori i dëshmuar francez, 28 vjeçari, Maxime Gonalons, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Romës.
Ai ka ardhur në Romë për 5 milionë euro dëmshpërblim, sa i ka paguar klubi romak ekipit francez, Lyon.
Ndërsa ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare, që do të thotë se pjesa përfundimtare e karrierës së tij, nëse nuk bëhet ndonjë lëvizje e madhe, do të përfundon te giallorossët.