Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAHIR BATATINA

Fati ishte në anën e tyre

Fati ishte në anën e tyre


26 September, 2020 @18:51

Tahir Batatina, trajner i Llapit, ka vlerësuar se fati ka përcaktuar fituesin e përballjes së sotme Trepça’89-Llapi.

Në deklaratën e tij të pas ndeshjes Batatina ka bërë të ditur se mos-shfrytëzimi i rasteve nga ekipi i tij gjithashtu i ka kushtuar skuadrës.

“S’ka qenë ndeshje e lehtë. Vendasit dhanë maksimumin, ndërsa ne nuk realizuam në pjesë të parë për të mbyllur gjithçka. Në pjesë të dytë edhe pse djemtë dhanë maksimumin goli nuk erdhi. Ndoshta fati ka qenë te ‘89-shi sot, pasi që gjatë gjithë kohës kemi qenë në fushën e tyre, por nuk arritëm të shënojmë gol,” ka thënë Batatina pas ndeshjes për ArtSportin.

Llapi edhe pas dy ndeshjeve të luajtura në Superligë, nuk ka arritur të marrë asnjë pikë.


 
Të gjitha lajmet nga