KORÇË
Fati s’e deshi!
22 July, 2014 @21:34
Skënderbeu është eliminuar dramatikisht nga Liga e Kampionëve. Skuadra korçare e cila ishte skuadra e vetme që e përfaqësonte Shqipërinë në Ligën e Kampionëve, është eliminuar që në fazën e dytë kualifikuese nga ekipi bjellorus, BATE Borisov.
Bardhekuqëve nuk i mjaftoi barazimi 1-1 në Korçë, megjithëse edhe në Bjellorusi ndeshja kishte përfunduar me barazim (0-0), duke bërë kështu që skuadrën e kualifikuar ta përcaktoj goli i shënuar si mysafir.
Këtë gol BATE e arriti në minutën e 29’-të me anë të Edgar Olekhnovich, i cili e kaloi skuadrën e tij në epërsi minimale.
Në pjesën e dytë korçarët nuk u dorëzuan dhe me një lojë dukshëm më ofansive arritën edhe ta gjejnë golin e barazimit që erdhi në minutën 67’ nga qendërmbrojtësi kroat, Marko Radaš.
Kampioni shqiptar kishte edhe raste të tjera për të shënuar, duke përfshirë edhe një gol të anuluar dhe dy shtylla, mirëpo mundi i korçarëve mbeti i pamjaftueshëm për kualifikim të mëtejmë.
Në rundin e radhës kualifikues për Champions League, BATE Borisov do të takohet me fituesin e duelit Debrecen - Cliftonville.
Video
FORMACIONET
SKËNDERBEU | BATE BORISOV | ||
Orges Shehi | Sergei Chernik | ||
Kristi Vangjeli | Anri Khagush (Vitali Gayduchik 62') | ||
Marko Radaš | Egor Filipenko | ||
Tefik Osmani (Bajram Jashanica 66') | Denis Polyakov | ||
Renato Arap | Aleksandr Volodko | ||
Bledi Shkëmbi | Ilya Aleksievich (Aleksandr Karnitskiy 85') | ||
Gerhard Progni | Edgar Olekhnovich | ||
Sabien Lilaj | Maksim Volodko | ||
Nurudeen Orelesi | Mikhail Gordeychuk (Aleksandr Pavlov 80') | ||
Bernard Berisha (Andi Riba 60') | Nikolai Sihnevich | ||
Fation Sefa | Vitali Rodionov |