VEDAT MURIQI
Fener-Lazio ende bëjnë “pazar” për Muriqin
18 August, 2020 @11:25
Sipas të përditshmes turke, Aksham, negociatat ndërmjet Fenerbahçes dhe Lazios për Vedat Muriqin janë ende duke vazhduar.
E tëra po ndodh për shkak se Fenerbahçe ka kërkuar 20 milionë euro për Muriqin, ndërsa Lazio po ofron 18 milionë dhe bonuse.
Në anën tjetër, Aksham bën të ditur se Fenerbahçe është duke shikuar mundësinë që të shtojë në skuadër mbrojtësin e biancocelestëve Michel Bastos, për të cilin Lazio po kërkon 5 milionë euro!
Negociatat po vazhdojnë, ka thënë në fund të artikullit të botuar në numrin e sotëm gazeta në fjalë.