STAMBOLL

Ismail Kartal, do të kërkojë titullin kampion me Fenerbahçen në stinorin 2023/24/ Foto: FenerbahceSK/ fb
Fenerbahçe rikthen Ismail Kartalin në krye të ekipit
29 June, 2023 @11:20
Pas ndarjes me portguezin Jorge Jesus, Fenerbahçe ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me ish-lojtarin e dikurshëm dhe ish-trajnerin, Ismail Kartal.
Kjo do të jetë hera e tretë që Kartal merr drejtimin e kanarinave të Stambollit, që tashmë një dekadë nuk kanë fituar titull kampioni. Edhe pse fituan Kupën turke këtë vit, Jesus u largua nga ekipi, ndërsa drejtuesit e klubit reaguan duke sjellë vendorin në fjalë, që me 62 vjetët e tij ka përvojë për të sjellë titullin e parë kampion që prej sezonit 2013/14.
Kartal që prej vitit 2000 punon si trajner nëpër Turqi dhe ka drejtuar disa skuadra të ndryshme aty, ndërsa pos Fenerbahçes ka punuar kryesisht në skuadra të Anadollit. Verdhekaltërit e Stambollit para se të emërojnë trajnerin për stinorin e radhës në Superligën turke, kanë zyrtarizuar sulmuesin më të mirë boshnjak që ka përvojë të madhe në ligat e mëdha evropiane, Edin Dzeko.◼️