FERIZAJ
Ferizaj prezanton tre përforcime
30 January, 2020 @20:05
Përmes një njoftimi në faqen e Facebookut, klubi i Ferizajit ka njoftuar opinionin me 3 përforcime.
Filip Stojanovski, Albin Krasniqi dhe Eurent Krasniqi janë tre lojtarët më të rinj të klubit ferizajas.
Stojanovski (mbrojtës i djathtë) është transferuar nga skuadra e Shkupit, Albin Krasniqi (mesfushor) ka qenë edhe më herët pjesë e Ferizajit, ndërsa tash është huazuar për 6 muaj nga Drita, përderisa Eugent Krasniqi (sulmues) ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën seniore të Ferizajit, pasi që deri tash ka qenë pjesë e skuadrave zinxhirë të këtij ekipi.
Treshja e lartpërmendur janë përforcimet e para të Ferizajit këtë afat kalimtar, derisa gjatë dimrit skuadra në fjalë ka larguar plot 6 futbollistë: Dren Gashi, Zgjim Mustafa, Përparim Livoreka, Fatih Karahoda, Dardan Jashari dhe Alban Rexhepi, me ç‘rast Bekim Isufin e pret punë e vështirë për shpëtim.