Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ - TREPÇA '89

Ferizaji deklason Trepçën ‘89, afër shpëtimit!

Ferizaji deklason Trepçën ‘89, afër shpëtimit!


7 March, 2020 @16:33

Në ndeshjen hapëse e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, Ferizaji e mposhti bindshëm Trepçën ‘89 me rezultat 4-0.

Me dy golat e Taulant Dajakut dhe me nga një të Edon Sadriut dhe Nermin Hajdarevicit, Ferizaji tashmë ka filluar të shpresojë në largimin nga zona e rrezikshme.

Taulant Dajaku e shënoi golin e parë të Ferizajit nga penalltia në minutën e shtatë, derisa e dyfishoi epërsinë me të filluar pjesa e dytë në minutën e 51’.

Në minutën e 66’, Edon Sadriu, duke e kaluar edhe portierin e Trepçës ‘89, Loxhën, shënoi golin e tretë të skuadrës, kurse goli i fundit erdhi në minutën e 87’ nga Nermin Hajdarevic.

TABELA AKTUALE

Ferizaji aktualisht ka 25 fitore dhe gjendet në pozitën e nëntë me një ndeshje më shumë, kurse skuadra mitrovicase është një pozitë më lartë se Ferizaji me një pikë më shumë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga