EKIPI I FUNDIT NË SUPERLIGË!

Ferizaji-Liria, të dielën në Podujevë
29 May, 2023 @0:42
Pas sigurimit të pozitës së tetë në Superligë, Ferizaji do të ketë edhe një mundësi për të mbijetuar në elitë për stinorin 2023/24. Ferizajasit do të ndeshen me Lirinë në përballjen e playoutit të Superligës, ku ditë më parë prizrenasit eliminuan Ulpianën në barazhin e Ligës së Parë.
Përballja pritet të zhvillohet të dielën më 4 qershor në Zahir Pajaziti të Podujevës, ndërsa skuadra që fiton këtë duel do të jetë pjesë e Superligës për stinorin 2023/24. Ferizaji arriti në Superligë këtë stinor 2022/23. Liria nuk ka qenë në Superligë qe katër edicione të plota.