FERIZAJI - GJILANI
Ferizaji mbyll sezonin me fitore, Gjilani në barazh
19 May, 2019 @18:19
Ferizaji përkundër që ka siguruar mbijetesën e pastër në xhiron e kaluar, nuk ka lejuar mallverzime me rezultat, duke shënuar fitore edhe në përballjen e fundit të stinorit, për të mposhtur Gjilanin 2-1.
Gjilani, do të duhet të kërkojë shpëtimin në Superligë përmes barazhit, ku do të ndeshet me Besën e Pejës për të siguruar një vend në Superligë.
Sa i përket lojës, Gjilani erdhi në epërsi në pjesë të parë. Nga penalltia Wilber Perez i dha ekipit epërsinë 0-1 (37’).
Mirëpo në pjesë të dytë ekipi gjilanas ra nga loja duke marrë informata se në përballjen tjetër Trepça’89 pamëshirshëm fitonte KEK-un. Kjo shoi gjasat e gjilanasve dhe ata u ftohën.
E këtë e shfrytëzoi Ferizaji. Së pari Qëndrim Dautaj shënoi për barazim 1-1 (49’), ndërsa pas tij ka qenë Dardan Çerkini që ka shënuar për fitore 2-1 (53’) dhe me këtë rezultat ndeshja përfundoi.
Ferizaji kryen Superligën pas një gallopi fantastik në 7 xhirot e fundit, duke përfunduar sezonin në vend të pestë.
E në anën tjetër Gjilani me 38 pikë, në pozitën e dhjetë, do të kërkojë luftën për Superligë në rastin e barazhit, ku do të takohet me Besën në terren neutral.
FORMACIONET STARTUESE
FERIZAJ: Blakçori, V.Shabani, Mone, Kuka, Idrizi, E.Shabani, Shala, Duataj, Qerkini, Krasniqi, Gashi. | |||
GJILANI: Haxhihamza, Kastrati, Papuqi, Halili, Kosumi, Mustafa, Ajeti, Ismajli, Asani, Perez, Razak. |