Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS XHIROS VII

Ferizaji nuk ndalet, Trepça i kthehet fitoreve

Ferizaji nuk ndalet, Trepça i kthehet fitoreve


30 September, 2015 @19:08

Ferizaji nuk po ndalet së rreshtuari fitoret në Ligën e Parë dhe si duket ata përmes trenit ekspres kërkojnë rikthimin më të shpejtë të mundur në elitë të futbollit. 

Ferizajasit sot kanë mposhtur Vitinë me rezultat minimal për të ngritur numrin e fitoreve në shtatë, nga 7 ndeshje të zhvilluara dhe për të arritur te kuota maksimale e pikëve, 21. 

Ndjekësi më serioz i tyre, Trepça, pas humbjes nga Vëllaznimi në xhiron e shkuar i është kthyer fitoreve dhe premton të kap ritmin e fitoreve në vazhdim duke e mposhtur Ballkanin e Suharekës 3-1 me golat e shënuara nga Ardian Muja dhe Isuf Sejdiu (2). 

Vëllaznimi në anën tjetër ka barazuar si mysafir i Luftëtarit, derisa Behari, mbetet kafshatë e lehtë për skuadrat tjera të Ligës së Parë, pasi që ka regjistruar edhe disfatën e gjashtë të stinorit duke qëndruar bindshëm në fund të tabelës. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga