Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI 2-0 TREPÇA'89

Feronikeli del nga zona e rrezikshme me fitore

Feronikeli del nga zona e rrezikshme me fitore


29 November, 2020 @14:53

Feronikeli ka shënuar fitore në përballje ndaj Trepçës’89 për të dalë nga zona e rrezikshme e tabelës së klasifikimit.

Ekipi i drejtuar nga Klodian Duro ka mposhtur mitrovicasit me nga një gol në secilën pjesë, për përfundimtaren 2-0 [Marko Simonovski 28p, Ardian Muja 47ag.].

Deri te goli i parë, Feronikeli vendas ka pasur dy raste më parë. Së pari ka qenë Simonovski që tentoi me kokë për të shënuar (3), ndërsa më pas edhe Besmir Bojku (6).

Më pas kapiteni i mitrovicasve Muharrem Jashari luajti me dorë brenda zonës dhe referi i ndeshjes akordoi penallti. Simonovski tundi rrjetën e Prince Baldes për 1-0 (28).

TABELA AKTUALE

Me të nisur pjesa e dytë në tentim largimi të topit, Ardian Muja i ‘89-shit shënoi në portën e vetë për të ngritur avantazhin e vendasve në 2-0 (47).

Deri në fund, Trepça’89 tentoi t’i kthehej ndeshjes përmes zëvendësimeve, duke futur në lojë Robert Rrahmanin dhe Milot Avdylin, por goli s’erdh.

Rastet e mitrovicasve në pjesë të dytë ishin të pakta konkrete, për tu përmendur ai i Bismark Sies (75), që u mbrojt tepër mirë nga portieri i vendasve Ilir Avdyli.

Fitorja e nxorri niklin nga zona e rrezikshme dhe ngritet në tabelë, ndërsa mitrovicasit bien në pozitën e tetë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga