EKIPI I RI I SUPERLIGËS

Foto: StLeoLions.com
Feronikeli zyrtarizon të huajin e dytë në ekip
6 September, 2019 @21:04
Qendër e re nga Universiteti St Leo vjen në Drenas.
Feronikeli ka zyrtarizuar qendrën 210 centimetra të gjatë, që për herë të parë do të kalojë përtej Atlantikut, duke bërë të ditur emrin e Darius Hugginsit, që pritet të jetë basketbollisti për t’i ndihmuar në trapez ekipit.
Feronikeli do të debutojë këtë stinor në Superligë dhe tashmë pas Brandon Scottit të njohur në Kosovë, ka zyrtarizuar edhe Hugginsin.
Skuadra është në konsolidim e sipër për Superligë dhe pritet të përforcohet edhe më para fillimit të stinorit që nis në fund të shtatorit.