Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E KATËRT RADHAZI

Feronikeli’74 siguron fitoren në kohën shtesë, e katërta me radhë

Feronikeli’74 siguron fitoren në kohën shtesë, e katërta me radhë


6 May, 2023 @18:43

Feronikeli’74 ka arritur të shënojë fitoren e katërt me radhë në kuadër të Ligës së Parë Grupi A, pas humbjes që e pësoi nga Liria, për të vazhduar kryesimin dhe për t’iu afruar Superligës në vetëm dy xhiro të mbetura.

Pas epërsisë së arritur në pjesë të parë të ndeshjes, ata ishin afër barazimit pasi që vendasit barazuan 5 minuta para fundit të duelit. Mirëpo, në kohën shtesë të ndeshjes, mysafirët gjetën rrugën te goli për të fituar ndeshjen me rezultatin përfundimtar, Rilindja 1974 1-2 Feronikeli’74 [n.n.85 - Muhamet Hyseni 35, Adnan Haxhaj 90+3].

TABELA AKTUALE

Me fitore, Feronikeli’74 lider i drejtuar nga Granit Begolli është vetëm dy fitore larg Superligës me 53 pikë nga 25 ndeshje, ndërsa Rilindja 1974 është e gjashta në renditje me 31 pikë nga po aq ndeshje, duke siguruar statusin e ekipit të Ligës së Parë që moti edhe për një stinor, kur dihet se ata këtë stinor debutuan në Ligë të Parë.

Rilindja 1974

Vendasit pas ndeshjes u ankuan te referët e duelit, për pranimin e golit të shënuar me dorë nga ana e Feronikelit’74, siç pretendojnë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë