KOSOVË
Ferronikeli dënon Vëllaznimin
6 April, 2013 @19:39
Në ndeshjen e parë të xhiros së XXIII të Superligës së Kosovës, Ferronikeli ka mposhtur Vëllaznimin 2-1.
Metalurgët kanë mposhtur brenda kësaj jave për herë të dytë gjakovarët, për t’i dhënë edhe një goditje atyre në luftë për mbijetesë.
Në fakt, ishte Vëllaznimi që premtonte shumë në fillim dhe goli i tyre erdhi që në minutën e tetë të takimit nëpërmjet Yll Myrtës, por Qemal Elshani dhe Fatih Karahoda goditën në minutat 35 dhe 55 për fitoren që e stabilizoi skuadrën e Ramiz Kransiqit.
Prej minutës së 55-të të dyja skuadrat luajtën me nga dhjetë lojtarë pasi që gjyqtari, Genc Nuza, përjashtoi pas një kacafytjeje Qëndrim Sejdiun e Ferronikelit dhe Admir Mehjën e Vëllaznimit.
RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT
Ferronikeli - Vëllaznimi | 2-1 |