ARSENAL
Për Ligë të Kampionëve
6 April, 2013 @19:04
Arsenal ka arritur që të kthehet në zonën e Ligës së Kampionëve, së paku deri sa të zhvillojë ndeshjen Chelsea, duke e fituar West Bromwich Albionin 1-2 si mysafir.
Sot ka qenë dita e çekut ‘të humbur’, Tomas Rosicky, i cili ka shënuar dy herë (20’ dhe 50’) për epërsinë dygolëshe të topçinjëve.
Përkundër se West Bromwich Albion zbuti epërsinë nga penalltia, e akorduar pas kartonit të kuq për mbrojtësin gjerman, Per Mertesacker, nëpërmjet James Morrisonit, nuk ka arritur më shumë në ndeshje.
Aston Villa ka arritur fitore madhore si mysafir i Stoke City 1-3, për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbetje në elitën angleze të futbollit. Belgu Cristian Benteke ka shënuar përsëri.
Ndërsa Southamptoni i ka dhënë ndoshta knock-outin Readingut të ngujuar në fund të tabelës, me fitore si mysafir 0-2.
PREMIER LEAGUE, SOT:
Reading - Sothampton | 0-2 | ||
WBA - Arsenal | 1-2 | ||
Stoke City - Aston Villa | 1-3 | ||
Norwich City - Swansea CIty | 2-2 |