TAKIMET E NESËRME

BOROZANI/Erdis Driza
Ferronikeli e Prishtina para Dritës e Hajvalisë, nesër
10 April, 2015 @20:41
Në xhiron e fundit të fazës së dytë të Superligës, nesër luhen dy takime.
Derisa lideri i Superligës, Ferronikeli pret Dritën në Skenderaj, në kryeqytet zhvillohet derbi ndërmjet Prishtinës dhe Hajvalisë.
Drita-Ferronikeli 1-3
Ferronikeli kishte mposhtur Dritën si mysafir në ndeshjen e zhvilluar më 19 tetor në Gjilan. Edhepse Drita kishte marrë epërsinë përmes Elmedin Muratit, ekipi i Gani Sejdiut ishte rikhtyer për të fituar 1-3 në fund.
Ferronikeli kërkon fitoren edhe nesër. Dëshiron të ruajë lidershipin, derisa në pranverë ka formë prej 4 fitoreve me radhë dhe 1 barazimi në xhiro të fundit.
Hajvalia-Prishtina 2-3
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër që zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, të kujtojmë se bardhekaltërit kishin triumfuar në përballjen e parë ndaj Hajvalisë në kampionat.
Dy penallti nga Azem Ahmeti për Prishtinën dhe një gol në fund nga Florim Bërbatovci kishte përcaktuar fituesin e ndeshjes në ndeshjen me plotë gola, 2-3. Leart Emini dhe Enis Zabërxha kishin shënuar më 19 tetor për Hajvalinë në Kishnicë, për përfundimtaren 2-3.
Tash, Ahmeti është lojtar i Hajvalisë dhe luan ndaj ish ekipit. Ndërsa Emini është i lënduar te Hajvalia.
Derisa Prishtina është në formë të mirë me 13 pikë të fituara nga 5 xhirot pranverore, për Hajvalinë nuk mund të thuhet kështu, pasi që kanë pësuar tre herë në 5 ndeshjet pranverore.
Sidoqoftë, në të dy përballjet pritet duel interesant nesër, ndërsa moti i mirë që parashikohet, pritet të bëj edhe më të bukur shfaqjen e futbollistëve në fusha.
Ndeshjet e nesërme:
Ora 14:00 Skenderaj, Bajram Aliu | Ferronikeli - Drita | Përballja e shkuar e stinorit: DRI 1-3 FER | Gjyqtar kryesor: Genc Nuza |
Ora 14:00 Prishtinë, Stadiumi i Qytetit | Prishtina - Hajvalia | Përballja e shkuar e stinorit: HAJ 2-3 PRI | Gjyqtar kryesor: Besfort Kosumi |