ITALIANI

Në radar të Barçës
10 April, 2015 @14:07
Krahu 25 vjeçar i mbrojtjes së Torinos, Matteo Darmian, është synim i Barcelonës.
Lajmin e ka bërë të ditur Goal.com në një njoftim të botuar sot, ku shkruan se italiani i ri do jetë synim i Barcelonës për transfer në janar të vitit 2016.
Dani Alves 31 vjeç nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me Barcelonën, pasi që oferta i është dukur e ulët, derisa për të kanë shprehur interesim ekipet angleze, ku ajo e Manchester Unitedit deri më tani duket të jetë më shumë e besueshme sipas mediave të atjeshme.