UEFA DHURON

Aleksandar Ceferin, kryetar i UEFAsë
FFK fiton edhe 1 milionë euro nga UEFA
5 April, 2017 @10:53
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do të përfitojë edhe 1 milionë euro në arkën e saj nga UEFA-ja.
Kështu ka bërë të ditur sot kreu i futbollit europian, Aleksandar Ceferin, i i cili ka thënë se çdo institucion i futbollit në kontinent do të përfitojë nga 1 milionë euro ndihmë financiare.
“Falë suksesit financiar të UEFA-së, jemi të lumtur të lajmërojmë se të gjitha federatat do të përfitojnë nga 1 milionë euro për të përballuar shpenzimet operacionale apo projektet,” ka thënë Ceferin, në Kongresin e UEFA-së që po mbahet aktualisht në Helsinki të Finlandës, ka bërë të ditur FSHF-ja sot.