LAUREATËT E VITIT 2015

Nga një ceremoni e mëparme/ Foto: J. Idrizi
FFK, gati për më të mirët e vitit
2 December, 2015 @13:57
Komiteti Ekzekutiv (KE) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se ka zgjedhur Komisionin për shpalljen e laureatëve të vitit 2015 në futbollin kosovar.
Në përbërjen e këtij Komisioni do të jenë 5 anëtarë me Agim Ademin kryetar të Komisionit: Agim Ademi, kryetar; Vjollcë Krasniqi, anëtare; Bakir Burri, anëtar; Xhelal Broja, anëtar dhe Iljaz Mjaku, anëtar;
Komisioni do të shpallë laureatët e vitit 2015 në fillim të vitit 2016.