Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

FFK në kontakte edhe me dy trajnerë turq

FFK në kontakte edhe me dy trajnerë turq


26 January, 2022 @20:46

Dy trajnerë të njohur në Turqi, pa përvojë jashtë vendit të tyre thuhet të kenë qenë kontaktet e fundit të FFK-së, sipas gazetës turke Takvim.

Ersun Yanal, që ka shumë më shumë përvojë sesa Sergen Yalçin, janë dyshja me të cilët Takvim pohon se Federata e Futbollit të Kosovës ka hyrë në bisedime për të qenë selektor i mundshëm i Kosovës!

Deri më tash pos Takvim asnjë media tjetër turke nuk ka botuar diçka lidhur me këto takime, ndërsa kreu i FFK-së po qëndron qe disa ditë në Antalya të Turqisë, ku po bën takime me ekipet e Superligës që janë duke kaluar fazën përgatitore atje.

Ersun Yanal & Sergen Yalcin

Kujtojmë, pas largimit të Bernard Challandes nga detyra e selektorit të Kosovës janë përfolur emra të shumtë që do të mund të merrnin drejtimin e Kosovës. Ndër më të përfolurit kanë qenë Felix Magath, pastaj Marco van Basten, Alex Frei, por ka pasur edhe emra të tjerë, duke mos mohuar as të përkohshmin aktual, Primoz Gliha.

Në anën tjetër, në një deklaratë të tij të mëhershme kreu i FFK-së kishte bërë të ditur se rreth 50 aplikime kishin ardhur në adresë të Federatës për postin e selektorit.

Ndërkaq, Eroll Salihu zyrtar i FFK-së në një emision televiziv ditë më parë kishte thënë se Kosova nuk e ka të sigurt se do ta ketë selektorin deri kah marsi!


 
Të gjitha lajmet nga Kosova