Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERFINALE TE FEMRAT

FFK në Ligën e femrave me superfinale për titull!!!

Foto: FFK

FFK në Ligën e femrave me superfinale për titull!!!


27 May, 2020 @22:39

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë Vendim sot që në Ligë të Femrave të zhvillohet ndeshja super-finale për të përcaktuar kampionin e stinorit 2019/20.

Stinori në Ligë të Femrave, që ka të zhvilluara vetëm 11 xhiro është anuluar. Por, pasi që dy ekipet e para kanë pikë të njëjta atëherë ato do të duhet të luajnë superfinalen për të përcaktuar kampionin e stinorit.

Krejt kjo, është vendosur për shkak se kampioni i elitës së futbollit femror në Kosovë shkon në garat e Ligës së Kampionëve të femrave.

KFF Mitrovica si kampione aktuale dhe lidere do të duhet të ndeshet me KFF Feronikelin, në një termin që s’është përcaktuar ende nga FFK-ja, pos që është bërë e ditur se ato mund të nisin përgatitjet prej 2 qershorit 2020.

Në arsyetimin për këtë vendim të FFK-së shkruan:

“KE shqyrtoi dhe garat në Ligën e femrave dhe konstatoi dhe se në dy Ligat e femrave nuk ekzistojnë kushtet për rifillimin e garave, por duke qenë se në konkurrencën e femrave, skuadra kampione merr pjesë në garat evropiane, atëherë dy skuadrat e para KFF ”Mitrovica” dhe KFF ”Feronikeli” që kanë pikë të barabarta do të zhvillojnë një ndeshje përcaktuese ku fituesi shpallet kampion. Vitin e kaluar është hequr elementi i gol-dallimit për të përcaktuar kampionin dhe kampioni përcaktohej në bazë të ndeshjeve të ndërsjella. Pasi që kjo nuk ka ndodhur, KE mori vendim, që të zhvillohet një ndeshje vendimtare ndërmjet këtyre skuadrave pa shikues. Këto dy skuadra mund t’i fillojnë përgatitjet prej 2 qershorit.”

Liga e Femrave


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë