Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E ARDHMJA

FFK teston 60 futbollistë të rinj në Grunberg

Fotot: FFK

FFK teston 60 futbollistë të rinj në Grunberg


Teksti: FFK

10 April, 2023 @18:27

Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të zbulimit të talenteve dhe seleksionimit të tyre për ekipet kombëtare, sot e ka filluar kampin treditor në Grunberg të Gjermanisë, me futbollistët të Diasporës të gjeneratave U15, U16 dhe U17. Ky kamp, i cili organizohet me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit në Gjermani, në krye me Ruzhdi Statovcin synon të seleksionojë futbollistët më të mirë, të cilët në të ardhmen do t’i bashkohen ekipeve kombëtare zinxhir të Kosovës.

Grunberg @ KOSOVA national team

Stafi i angazhuar përbëhet nga profesionistë të fushës dhe që janë pjesë e ekipeve kombëtare U15 dhe U17: Arbnor Morina, Fadil Berisha, Fatos Vishi, Ilir Nallbani e Masar Qosa, derisa nga afër këto talente do t’i vëzhgojnë edhe drejtori i ekipit kombëtar, Muharrem Sahiti dhe koordinatori i kombëtareve të grupmoshave Isa Sadriu.
Në këtë kamp po marrin pjesë rreth 60 futbollistë, prej të cilëve ka lojtarë edhe nga klubet e mëdha si Schalke, Twente, Greuther Furth, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Nurnberg, Borussia Monchegladbach, Hannover, Stuttgart dhe Hertha Berlin.

Grunberg @ KOSOVA

Pjesëmarrja e këtyre futbollistëve tregon se ky kamp është një mundësi e mirë për të seleksionuar sa më shumë lojtarë të talentuar që në të ardhmen do t’i shërbejnë ekipeve kombëtare të Kosovës, por njëherësh dëshmon edhe përkushtimin e FFK-së për t’i ofruar mundësi secilit lojtar me prejardhje nga Kosova që ta veshë fanellën dardane. FFK ka falenderuar të gjithë ata që e ndihmuan në organizimin e këtij kampi si dhe të gjithë prindërit e futbollistëve dhe bashkatëdhetarët tonë në Gjermani, të cilët në vazhdimësi kanë treguar gatishmëri për ta ndihmuar rritjen e futbollit të Kosovës.

KOSOVA


 
Të gjitha lajmet nga Kosova