Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES NDAJ GREQISË

Fidan Aliti: Shkojmë për fitore!

Fidan Aliti, i dyti nga e majta, në stërvitjen e djeshme/ Foto: FFK

Fidan Aliti: Shkojmë për fitore!


4 June, 2022 @14:47

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka folur për faqen zyrtare të FFK-së para ndeshjes ndaj Greqisë dhe pas fitores ndaj Qipros të arritur më 2 qershor, ka thënë se Kosova edhe në këtë ndeshje hyn për fitore.

“Greqia është një kombëtare shumë e fortë dhe me cilësi individuale, por ne edhe në këtë ndeshje shkojmë për fitore dhe shpresojmë se me tifozët tanë ‘Dardanët’ do t’ia arrijmë këtij qëllimi. Normalisht se na bëhet qejfi kur e kemi mbështetjen e madhe të tifozëve sepse ajo na jep një fuqi në stadiumin tonë. Edhe në ndeshjet që i kemi luajtur me kombëtaret e forta gjithmonë me mbështetjen e ‘Dardanëve’ kemi pasur suksese dhe shpresojmë se kështu do të jetë edhe të dielën”, ka thënë Aliti.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Aliti ka qenë startues në përballjen ndaj Qipros dhe atë në pozitën e tij jonatyrale, duke luajtur si mbrojtës i majtë. Kosova nuk ka pranuar në atë ndeshje, duke e mposhtur Qipron 0-2 si mysafir në Larnaca.

Kosova bashkë me Greqinë kanë nga tri pikë pas ndeshjeve të para të Grupit 2 në Ligën C të Kombeve. Greqia mposhti Irlandën Veriore 0-1 si mysafir në ndeshjen e parë dhe tash vjen në Prishtinë për ndeshjen e dytë të grupit, ndaj Kosovës.

Kosova - Greqia luhet në Fadil Vokrri më 5 qershor me fillim prej orës 20:45.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve