KAMPIONI EVROPIAN E NIS ME HUMBJE!
Fillim i mbarë i anglezëve, me rekord dhe fitoren e parë që prej 1961!
23 March, 2023 @23:24
Harry Kane është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Anglisë, duke shënuar golin e 54-të për albionët, ndërsa Anglia ka filluar mbarë kualifikimet për EURO 2024 duke e mposhtur Italinë si mysafire për herë të parë që prej vitit 1961!
Kane me golin e shënuar nga penalltia kaloi Wayne Rooneyn në numrin e golave të shënuara për kombëtare, ndërsa Declan Rice më parë i kishte dhënë epërsi të hershme anglezëve për të arritur te fitorja, Italia 1-2 Anglia [Mateo Retegui 56 - Declan Rice 13, Harry Kane 44pen.].
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Italia, e fishkëlluar gjatë pjesës së parë në Napoli, ku luajti duelin e parë me kombëtare prej një dekade, arriti të ulë disavantazhin anglez me një gabim të Harry Maguire, ndërsa debutuesi Mateo Retegui shënoi golin e vetëm të tyre.
Rënia e performancës së anglezëve në fund u kurorëzua edhe me kartonin e kuq të Luke Shaw, që mori të verdhën e dytë 10-minuta para fundit të ndeshjes, por ekipi i Gareth Southgate menaxhoi disi lojën për të dalë me fitore nga stadiumi Diego Maradona dhe për të nisur mbarë ciklin kualifikues në duelin më të vështirë të grupit.
Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes