FFK
Fillon kampi për U15 në Kastriot
7 July, 2014 @17:02
Kampi i pestë me radhë, që po organizohet për grupmoshat nën 15 vjeç, ka filluar sot në stadiumin Agron Rama në Kastriot.
Gjithsej 144 futbollistë të rinj, të ardhur nga shtatë rajone të ndryshe të Kosovës dhe nga diaspora, i janë bashkuar këtij kampi, që po organizohet nga Federata e Futbollit të Kosovës.
I pranishëm në hapje ka qenë edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ndërsa mbikëqyrës të kampit janë kryetari i shoqatës së trajnerëve, Ajet Shosholli, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ndihmësit e tij, Muharrem Sahiti dhe Ahmet Beselica, si dhe trajnerë të tjerë.
Para dite janë zhvilluar dy ndeshje, ndërmjet Prishtina 1-Prizreni dhe Prishtina 2-Mitrovica. Ndërkaq pas dite do të zhvillohen edhe tri ndeshje dhe do të takohen: Peja-Gjilani, Ferizaj-Gjakova dhe Prishtina 1-Prishtina 2.