Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BEN-CHEL

Finalistët e Amsterdamit

REUTERS/Eddie Keogh

Finalistët e Amsterdamit


3 May, 2013 @0:10

​Me fitoret e tyre të sontme ndaj Baselit dhe Fenerbahçes, Chelsea dhe Benfica janë finalistë të Europa League. Chelsea ka rastin, në rastin se e fiton kupën, të bëhet ekipi i katërt në Europë që ka të fituara të tre kupat europiane, Ligën/Kupën e Kampionëve, Kupën e Kupave dhe Europa League/Uefa Cup. Një gjë të tillë deri më tani e kanë arritur vetëm Ajax, Juventus dhe Bayern Munchen. 

Forca e klubeve të Ligës së Kampionëve edhe njëherë ka dalë në shesh, pasi që edhe Chelsea edhe Benfica, kanë qenë pjesëmarrëse të Ligës së Kampionëve në fillim të stinorit. 

Chelsea ka qenë fitues në të dyja ndeshjet me Benficën në stinorin e kaluar të vlefshme për çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kur Chelsea në fund edhe ngriti trofeun duke e mposhtur Bayernin në finale. Benfica që prej vitit 1962, ka qenë finaliste edhe gjashtë herë dhe i ka humbur të gjitha finalet, në të gjitha garat europiane. 

 


 
Të gjitha lajmet nga Europa League