Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS

Finalja e vitit

Ëmbëlsirat në një furrë të Dortmundit, ku shkruan fitore, fituesi, etj./REUTERS/Ina Fassbender

Finalja e vitit


24 May, 2013 @11:12

Futbollisti i përfaqësueses gjermane, Ilkay Gundogan, do të jetë vital për shpresat e Borussia Dortmundit në finale të Ligës së Kampionëve, që luhet nesër në Wembley të Londrës. 

Bayern shihet si favorit i madh në finalen gjermane të Europës, veçanërisht pas shkatërrimit të Barcelonës në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 7-0. 

Nëse ndaj mesfushës së Barcelonës që përmban emra si Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Sergio Busquets, Bayern ka arritur të mos pranojë gol në 180 minuta lojë - atëherë skuadra nga Dortmund do t’i ketë punët edhe më vështirë. 

Dyshja e qendrës së mesfushës, Bastian Schweinsteiger dhe Javi Martinez, ishin shumë të fuqishëm në luftën e mesit të fushës, prandaj triumfi i bavarezëve u duk tejet i lehtë ndaj katalonasve. 

Të dyja ekipet pritet të luajnë me formacion të ngjajshëm, 4-2-3-1, prandaj lufta e mesit të fushës konsiderohet të jetë beteja kryesore që do të sjellë fituesin e ndeshjes. 

Me Schweinsteigerin dhe Martinezin në mes, duke ditur cilësitë e tyre të larta dhe pasimet jashtëzakonisht të sakta, Dortmund do të duhet që të ketë Gundoganin në formë të lartë për të pasur gjasa triumfi, ashtu që t’ia shkaktojnë humbjen e tretë në finale Bayernit në katër stinorët e fundit. 

Gundogan që pritet të luaj në mes bashkë me Sven Bender, konsiderohet si njëri ndër futbollistët me pasime më të sakta në ekip nga trajneri Jurgen Klopp. 

“E kemi marrë në maj të vitit 2011 dhe ai shumë shpejt u shndërrua në strategjist të ekipit. Kjo është gjë e jashtëzakonshme, s’ka shumë lojtarë që do të mund të arrinin këtë në këtë kohë të shkurtër,” është cituar të ketë thënë Klopp për faqen zyrtare të UEFA-së. 

“Shumë futbollistë mund të luajnë në hapësira të vogla. Mund të pasojnë, të luajnë shpejtë nga pozita dhe të bëjnë gjëra të mëdha për ekipin e tyre, por Gundogan ka edhe diçka më shumë - ai ka sy për situatë dhe sipas asaj vepron, vizioni i tillë e bën atë të jashtëzakonshëm.” 

Në anën tjetër te bavarezët, trajneri Juup Heynckes, është i sigurt se skuadra e tij nuk do të ketë probleme ndaj Dortmundit dhe beson se trofeun do ta ngris Bayern. 

Prej se Dortmundi e fitoi finalen e vjetshme të Kupës duke e mposhtur Bayernin 5-2, në katër ndeshjet e radhës të këtij stinori, Bayern ka shënuar dy fitore dhe dy barazime duke mos pasur asnjë humbje ndaj ekipit nga Westfalen. 

Nëse Bayern arrin fitoren, kosovari Xherdan Shaqiri, i cili është pjesë e skuadrës bavareze do të bëhet shqiptari i parë që arrin të fitojë titullin e Ligës së Kampionëve në futboll. Shaqiri është duke e përjetuar stinorin e tij të parë në Bayern. 



CHAMPIONS LEAGUE - FINALJA -

25 maj 2013 - 20:45 - Wembley, Londër Bayern Munchen - Borussia Dortmund Gjyqtar kryesor: Nicola Rizzoli (Itali)


KUOTAT E WILLIAM HILL:

1 Bayern fiton - 1.75 Borussia fiton - 4.75

NEROAZZURRI

Zyrtarizon shkarkimin

Serie A

Zyrtarizon shkarkimin

24/05/13 @ 10:26

BLUES

Yilmaz kërkohet nga Chelsea!

Premier League

Yilmaz kërkohet nga Chelsea!

24/05/13 @ 09:45

UEFA

Ashpër ndaj racizmit

Champions League/Europa League/International

Ashpër ndaj racizmit

23/05/13 @ 19:51

UEFA

Shpërblehet Europa League

Champions League/Europa League

Shpërblehet Europa League

23/05/13 @ 19:30

SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE

Hidhet shorti për fazën e fundit, që siguron grupet e Ligës së Kampionëve

Champions League

Hidhet shorti për fazën e fundit, që siguron grupet e Ligës së Kampionëve

07/08/23 @ 12:23

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58


 
Të gjitha lajmet nga Champions League