UEFA

REUTERS/Eddie Keogh
Ashpër ndaj racizmit
23 May, 2013 @19:51
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv sot ka sjellë disa vendime interesante dhe të mirëpritura për t’i zvogëluar tërësisht fyerjet raciste si nga futbollistët në fushë ashtu edhe nga tifozët në stadiume.
Kështu, UEFA-ja pret që të miratohet rregulla e re disciplinore që parasheh 10 ndeshje suspendim për futbollistin që vërtetohet se ka bërë fyerje raciste.
Ndërsa, në rast se do të ketë fyerje nga ana e tifozëve - atëherë do të vijë te zbrazja e pjesërishme e stadiumit dhe e tërësishme në rast se e njejta përsëritet gjatë ndeshjes si dhe gjoba prej 50 mijë eurove për klubin, ka bërë të ditur sekretari gjeneral i UEFA-së Gianni Infantino sot. Aplikimi i rregullave të reja disciplinore të UEFA-së pritet që të jetësohet që nga fillimi i muajit tjetër, qershor.
UEFA-ja numëroi deri më sot 132 raste të vërtetuara të racizmit.