STADIUMET E FINALEVE

Stadiumi i Berlinit dhe ai i Varshavës/REUTERS/Staff/Files
Vendtakimi i finalistëve 2015
23 May, 2013 @15:42
Stadiumi Olimpik i Berlinit do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2015, ka njoftuar sot UEFA-ja nëpërmjet sekretarit gjeneral të saj, Gianni Infantino.
Ndeshja finale e vitit 2015 do të jetë finalja e parë europiane në kryeqytetin gjerman, që më parë ka qenë nikoqir i Olimpiadës së vitit 1936 dhe finales së Kampionatit Botëror 2006.
Deri më sot, finalja e Ligës së Kampionëve është zhvilluar tre herë në Mynih dhe një herë në Gelzenkirhen. Mynihu ka pritur finalistët e vitit 1993, 1997 dhe 2012, derisa Gelzenkirheni ata të vitit 2004.
Në anën tjetër, Polonia, që ka qenë bashkorganizatore e Kampionatit Europian në futboll, EURO 2012, gjithashtu nuk ka qenë asnjëherë nikoqire e ndonjë finaleje europiane, kështu që UEFA ka vendosur që aty në vitin 2015 të luhet finalja e Europa League.
Renovimi i stadiumeve dhe infrastrukturës në Poloni për shkak të EURO 2012, ka qenë njëra ndër arsyet kryesore pse UEFA ka vendosur që finalistët e Europa League në vitin 2015 të takohen në kryeqytetin polak.
Vitin e kaluar UEFA-ja ka përzgjedhur Lisbonën, si nikoqire të finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa Torinon për Europa League.