BRAZILI 2014

Google Images
Kaçe-Abrashi-Basha, gati
22 May, 2013 @11:32
Pas shumë përfoljeve FSHF-ja më në fund ka dërguar ftesa ndaj treshes Kaçe-Abrashi-Basha, për ndeshje ndaj Norvegjisë.
Pritet që të tre këta lojtarë të jenë në dispozicion të italianit Gianni De Biasi për ndeshjen e cila zhvillohet më 7 qershor në Tiranë, ka njoftuar portali Asport pak më parë.
Ergys Kaçe luan për PAOK-un në Greqi, derisa Amir Abrashi fitoi ditë më parë Kupën e Zvicrës me Grasshopersin. Vullnet Basha luan për Sionin zviceran.