KLOPP

REUTERS
Vërejtje lojtarëve!
22 May, 2013 @9:50
Pas largimit shokant të Mario Gotzes në drejtim të Bayern Munchenit dhe fjalëve se Robert Lewandowski është afër kalimit në Bayern ose Manchester United, trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, u ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij.
“Shikoni, shkoni ku të doni, as që mërzitemi për ju. Mirëpo, e patë se çka i ndodhi Shinji Kagawas. Ai ka qenë i pazëvendësueshëm këtu, e tash mezi po luan disa minuta… Mendoni mirë, a doni të luani futboll, apo t’i nxeni karriget e skuadrave tjera,” është cituar të ketë thënë Klopp nga Planet Football, pasi që edhe disa lojtarë të Dortmundit përfliten si mundësi për t’u larguar në skuadra tjera europiane.
Borussia Dortmund të shtunën luan ndeshjen e fundit të stinorit, ku në stadiumin Wembley të Londrës takohen në finale të Ligës së Kampionëve me Bayern Munchenin.