Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIORENTINA

Arsenal me ofertë ndaj Jovetic

REUTERS

Arsenal me ofertë ndaj Jovetic


21 May, 2013 @16:01

Përfaqësuesi malazias i Fiorentinës pritet që të largohet nga klubi gjatë verës për shkak se ka shumë skuadra që e kërkojnë. 

Sipas të përditshmes italiane, La Stampa, skuadra angleze Arsenal, ka ofruar 28 milionë euro për shërbimet e tij - dy milionë më pak sesa që kërkon skuadra nga regjioni i Toskanës. 

Agjenti i malaziasit, Fali Ramadani, është duke e shikuar edhe njëherë ofertën e Juventusit, të cilëve u ka bërë me dije për ofertën e Arsenalit. Nëse, Zonja e Vjetër nuk arrin që të bëj një ofertë të re të afërt me klubin londinez, atëherë JoJo, siç thirret Jovetic në Firencë do të bëhet lojtar i ri i Arsenalit. 

Mirëpo, gazeta bën të ditur gjithashtu se kampioni i Italisë mendon që të bëj ndërrim, duke i ofruar Fiorentinës dyshen e sulmit Fabio Quagliarella - Alessandro Matri në këmbim për malaziasin. 

Jovetic, ka shënuar 13 gola në 31 paraqitje me ekipin vjollcë nga Firenca këtë stinor dhe është i kërkuar nga disa ekipe të mëdha. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League